Vallë ç'të jetë idea?


Një pyetje të beftë bëri një fëmi,
vallë ç'të jetë idea, mësuese a'e di?
Të shpjegosh ç'është idea
java shkon dhe vjen e hëna
merr hapsira të pamata
shumë e gjatë është tema...
Po ja është si një bulëz
aq e vogël, kokërr gruri
nuk jeton ajo ndër ara
lindur është prej nje truri...
Ky tru i lodhur netësh
studion me orë të gjata
i shkon në fund idesë
ndërton pallate t'larta...
Pa hidhi sytë universit
sa shum' e shumë meteor
kjo është bulza e idesë
të ngresh një observator...
Ca segmente vizaton truri
si krahë-mëdha që ajri mban
e kupton ç'farë është idea
si të ndërtojmë një aeroplan...
Eksplorator mëndje e ndritur
idetë i derdh si lumë me val'
asgjë nuk ka për tu habitur
kur ndërtojmë dhe një spital...
Orë e çast, fort punon truri
mendon kurioz të madhin glob
me tuba të gjërë simbas idesë
vendos të shpik një teleskop...
Sa energji përdor me fjalët
me shkronja ari fletës shkruar
vuloset mbi kopertinë idea
dhe lind një libër i gërmëzuar...
Çdo vështirësi e sfidon truri
më kot si thone"O mëndjehollë!'
'Në do të mësosh'- i thotë idea
për ty po projektojmë një shkollë.
Për llogari është vetëm mëndja
sa shina zgjaten kilometrash
e lind idea që bashkon njerzit
trenat ndërtohen me duar mjeshtrash...
Ka raste lodhet ky mendim shumi
por prapë idenë se lë të ikë
mbi bar të njomë ku loz fëmija
me gjith gëzim ndërton një cirk...
Përshkon imazhin e një qyteti
plot histori e vlera shumë
sa shpejt në tru ndriti idea
për të ndërtuar një muzeum...
Vetiu para se t'flinte gjumë
disa ide në kokë i mbinë
të begatë, për ta bërë jetën
ndertoi me tulla dhe një uzinë...
Mallin mendon ky tru i ditur
kur gjithësia zërat bashkon
e lind papritmas ide e lirë
se si të shpik një telefon...
Tani e kuptoni se ç'është idea
në kokë lind si yll-mendim i lire
por kur sëbashku respektohemi
ndërtojmë një botë më të mirë!