Në ag të dritës tek shkurret,
kur akoma fjetur janë lulet,
shoh një lepurush sykuq,
që shkon tinëz ulët-ulët.
♣
Tek rrëmon rrënjë e kërcyell,
tek përtyp ca bimë të egra,
kuptoj që ka gjithmonë uri,
për ushqime të freskta.
♣
Një karrotë le çdo ditë në prag,
në sy tim vjen- e merr dhe ikën.
"Lepujt janë frikacak!?"e shpotis
"Janë vërtet!
Por uria e mund frikën."