Një kupë me buzëqeshje

Për mëngjesin e kaltër të gjyshit,
fytyra ime bëhet diell.
♪♪♪
Për drekën e shijshme të gjyshes
bëhem reja e bardhë në qiell.
  ♪♪♪   
Për pasditen e lodhur të mamit,
si lule bëhem e kundermoj.
♪♪♪
Për mbrëmjen e qetë te babit
bëhem ylli i dritës qe ndriçoj.
♪♪♪
...dhe vjen mëngjesi tjetër përsëri,
si flutur krahëshkruar më ulet në sup,
dua ti gostis më të shtrenjtët e mi,
jo me kafe...
por me buzeqeshjet e mia ne kup'...