Lutje Fëminore

Bukë të bardhë

mëngjeseve dua të ha.

Gështenja të pjekura

mos thoni nuk ka...

Endërroj çdo ditë

lugë-artën me mjaltë,

s'më shuan dot urinë,

një kothere e thatë.

Më pihet një gotë qumësht

avull i ngrohtë...

Mendo të lutem për mua

O Botë, O Botë!