Legjendat e Gjalla

Rrudha që shkon
nëpër ballin e gjyshit,
është shtegu, ku më çon
tek vatra e prushit.
Aty, rreth hirit të moçëm
kur nis e flet gojdhana,
si Feniks ngrihen heronjtë,
nga legjendat e gjalla.