Çamarok jam shumë
sa s'me gjëndet shoku
di që jam buratin
por më thonë Pinoku.
sa s'me gjëndet shoku
di që jam buratin
por më thonë Pinoku.
♥
Kam një hundë majuce
që e zgjat gënjeshtra
dy këmbë të drunjta
dy krahë si heshta.
që e zgjat gënjeshtra
dy këmbë të drunjta
dy krahë si heshta.
♥
Në aventura të gjata
rreth e përqark botës
u miqësova me fëmijë
rreth e përqark botës
u miqësova me fëmijë
dhe me kafshët e tokës.
Shpesh bëj dhe gabime
por janë fare pa zarar,
dhëmb' shkulja e veshit
e bëhem prapë i mbarë.
por janë fare pa zarar,
dhëmb' shkulja e veshit
e bëhem prapë i mbarë.
♥
Po qe për të ndihmuar
Pinoku është i pari
oborrit i mbledh gjethet
gjyshes i bëj pazarin.
Pinoku është i pari
oborrit i mbledh gjethet
gjyshes i bëj pazarin.
♥
Ka raste më ngacmojnë
më thërrasin buratin
unë prap shokët i dua
ja fal ndonjë gabim.
më thërrasin buratin
unë prap shokët i dua
ja fal ndonjë gabim.
♥
Një dëshirë më mundon
ashtu siç kam një emër
në kraharorin e drunjtë
t'më rrah fort një zemër.
ashtu siç kam një emër
në kraharorin e drunjtë
t'më rrah fort një zemër.