Natën e mirë
ëmbëlsirë,
syçkat mbylli
der' në të gdhirë.
♫ ♫ ♫
Kukullat flenë qetë,
arushët po dremisin
Pa shih, yjet ndriçojnë,
bulkthi këngën nisi.
♫ ♫ ♫
Do të lexoj përrallën
e princeshës magji-prekur,
që një shpim gjilpëre
e la perjetë fjetur.
♫ ♫ ♫
Fli e vogla ime
por ti mos u trëmb,
natën - një puthje në sy
do të lër një komet.
♫ ♫ ♫
E ti, do të zgjohesh
si një ëndërr dielli,
me dy sy burimesh
më të kaltra se qielli.
moj flokëbardhë e mirë,
dritën ma lër ndezur
të lutem për çdo dëshirë.