Shiu



Dielli hodhi vështrimin e syve mbi det,
rrezet e tij të zjarrta mbi të i shtriu,
atje lart në qiell avujt takuan retë,
pas dritares filloi të trokasë shiu.
```````☼```````
C'do gjë në ktë botë lahet e pastrohet,
sa e bukur natyra, kur ka pushuar shiu,
dhe zemrat e pastra po aq shumë çmohen
pas shiut të loteve ndrin dielli tek njeriu.