"Une e di ç'jane pushimet -thotë Bleta
rërë, diell, këngë e zogjve në agim.
Por nuk vij, e me zor nuk më merrni
nese me vete s'kam kompjuterin tim?!
▲▼▲▼▲
Në atë kutizë kam futur të gjithë shokët.
Piter Panin që pas e ndjekin aventurat.
Lojrat, dinosauret dhe super-fantazitë,
tingujt dhe botën me te gjitha ngjyrat.
▼▲▼▲▼
E dëgjoi "Cudia" dhe mbeti në pikëpyetje,
per këtë kutizë- hapsirë, me veti magjike.
A s'janë shokë e shoqe ata që na rrethojnë?
A s'është natyra për fëmijet, më e mira mike?