Dhuratë Nënës

Fjala "Më fal"- më thotë nëna,
është gurë i çmuar diamant,
Për ç'do herë që bën gabim,
për gjithkënd e bën dhuratë.
``````
"Falenderimi"- më thotë nëna,
është lulëkuqe çelur në buzë,
dorës së zgjatur kur rrëzohesh,
dhuratë ja bën zemra e urtë.
``````
Fjala "Të lutem"- më thotë nëna,
është e vyer sa një botë e tërë,
goja që e thotë rrezaton diell,
ajo vec dhurohet dhe pa u blerë.
```````
"Më fal, Të lutem, Faleminderit"
me një tabak ndjenje i mbështolla,
i lidha me një mirënjohje zemre,
në ditën e saj nënës ja dhurova.