Akuariumit lart mbi komedinë
ia ngul sytë e shkruar me çudi,
peshkut të artë,që ka brënda
"Bëhemi miq të mirë!", i thotë ai!
♣♣♣
Kacavirret me thonj mbi pemë
i gëzuar të flasë me një zog,
t'i thotë jam i urtë dhe i mirë
prandaj dua të bëhemi shok.
♣♣♣
"Camarrok i bukur, i tha gjyshja,
ju të tre ...nuk mund të mblidheni tok,
sepse zogu me krahë fluturon,
kurse peshku me bishtin noton,
ndërsa ti veç me kembë vrapon.
♣♣♣
Edhe pse jeni kaq të ndryshëm,
kjo për ju nuk ka aspak rëndësi,
se dini të jeni miq shumë të mirë
në vëndin ku secili jeton jetën e tij."