Ndoshta udhëtar i humbur
nga rrugë e gjatë, e gjatë.
Jo! nuk është e mundur,
ai shkon pas yjesh lart.
**
Ndoshta ndonjë arushë,
ndihmë lutet e kërkon,
për dhëmbin e sëmurë,
se dhimbjen dot s'pushon.
**
Mund të jetë kalorës,
që i duhet një nallban,
se kuajve në gallop,
një nga një patkojtë i'u ranë
**
Ja rishtas gishtëlehtat
trokasin tak-tak-tak,
gazmoret çuçuritje
miqtë sjellin në prag.
**
Strehëz-porta u ndriçua
si dritë e zjarrit bubulak,
nga mjekërrbardhi e faqekuqi
një djalosh edhe një plak.
**
"Jam Viti i Ri, tregon djaloshi,
vij t'ju plotësoj çdo dëshirë!"
"Jam Viti i Vjetër, thote plakushi,
vij t'ju them unë lamtumirë!"
**