Nje krimb i vogël e shëmtuar
e kish ngrëne keqas
dhëmbin e Blendit,
me dorën e vogël
faqen e mbante
i dhimbte të shkretit
e vetëm qante.
▲▲▲
Menjëherë e çuan
tek xhaxhi dentisti,
por Blendi ynë kishte frikë.
Ishin mbledhur
mami, babi e i gjithë fisi
si sot s'kish ndodhur asnjë ditë.
▲▲▲
Poe xhaxhi dentisti i buzëqeshi,
flokët me ëmbëlsi i ledhatoi,
nje një ilaç të ftohtë ia mpiu
dhëmbin.
"Nuk do të dhëmb ", i tha,
shpejt e qetësoi.
▲▲▲
Ja shkuli dhëmbin e prishur
pa u ndjerë,
sa Blendi nuk e kuptoi as vetë,
ndërsa dhëmbi i krimbur
në një enë të qelqtë përfundoi,
të gjithë e uruan
"Me shëndet!"
▲▲▲