Dëbora e parë

Dëbora puthi sot dritaren time,
mbi parvaz ranë flokë të rrallë,
u sulën jashtë me vrrull kolopuçat,
me topa kush të gjuaj më parë.
***********
Ana, thotë:"Eshtë si akullore,
po doçkat keqas mi ka ngrirë,
le të më hyjë ajri i ftohtë në gojë,
ka shije të mirë, të mirë, të mirë!"