Genjeshtra

Gënjeshtra kurrë nuk ka qenë mister.
Kush nuk e di si është ajo?!
Font sizeDjallushja me brirë ajo këmbeshkurtra,
të pavërteten aq bukur e tjerr.
♫ ♫ ♫
♫ ♫ ♫
E mban mend vogëlush kur bëhej si gomë,
të mos mërzitej mami, notat i ndryshonte?!
Pesën tinëz shuante në faqe të abetares,
pa e vrarë mëndjen si nënta e zbukuronte.

♫ ♫ ♫
♫ ♫ ♫
Eshtë dora frikacake fshehur pas shpinës,
kur një gur vërtit në xhamat e dritares,
vërtet jam e pafajshme nuk e theva unë,
buzëqesh gënjeshtra dhe sytë i ul tinëz.

♫ ♫ ♫
♫ ♫ ♫
Shpesh është si mohimi dhe thotë vetëm "JO!"
Loti gënjeshtar kur mbi mollëza rrëshket,
"Mesuese jam sëmurë, si bëra sot detyrat."
"si mund të them po?" e buzës i nënqesh.

♫ ♫ ♫
♫ ♫
Po kur bëhet hilacake a e keni parë?
Lojën e fëmijëve sa keqas e ngatërron,
sytë hapur mban tek luan syllambyllas,
një nga një fëmijët me gisht i tregon.
♫ ♫ ♫
♫ ♫ ♫
vonesën ka raste me gjuhë e përqesh,
gjumin e mëngjesit gjithnjë ka pëlqyer,
"nuk ështe faji im pse zilja e orës s'ra"
akuzon kohën, që iku s'ka të kthyer.
♫ ♫ ♫
♫ ♫ ♫
Por vjen një dite që te gjithë e kanë kuptuar,
sepse të pavërtetat mbetën nëpër gjyqe,
ngatrresat i zgjidhën bashkë me t'vërtetën,
zbuluan gënjeshtrën dhe e kanë lënë si qyqe.

♫ ♫ ♫
♫ ♫ ♫